Prova pozitive ndaj Sitit, Inzagi ka 3 titullarë shtesë

by admin
Spread the love

Nuk ka interist që nuk u dridh kur lexoi formacionin zyrtar me të cilin do të luante Simone Inzagi kundër Interit. Por në fund, nuk ka interist që nuk duartrokiti. Dhe ja përfundimi. Interi që shkoi në Mançester u zgjua më i madh… sesa shkoi në tokën angleze. Madje më mirë sesa kaq.

U zgjua me më shumë bindje. Piotr Zielinski ka treguar realisht motivin pse Interi e ka ndjekur pafund dhe e detyroi që të hiqte dorë nga milionat e Arabisë. Bisek tregoi edhe një herë tjetër pse Uest Hemi ofroi 25 milionë euro në tryezën e zikaltërve dhe Mehdi Taremi u fut në fushën e lojës me “patentën” prej 26 ndeshjeve në Champions League. Duhet të tregonte eksperiencën dhe ia doli. Simone Inzagi ka 3 titullarë më shumë në skuadër. Ky është qëllimi i Interit. Për këtë është formuar prej disa vitesh. Trajneri la në stol Pavarin, Mkitarianin dhe Lautaro Martinezin.

Tre lojtarë që në sezonin e kaluar mbajtën peshën kryesore të skuadrës dhe të titullit kampion. Por përfundimi ishte që ekipi nuk i ndjeu këto mungesa. Të tre lojtarët bënë paraqitje shumë pozitive duke mos stonuar asgjë. Bisek ia doli me personalitet që të nxirrte disa herë topin nga zonat e rrezikshme, po ashtu si Zielinski që është futur në mënyrë fantastike në mekanizmat e kësaj skuadre.

Taremi tregoi shpirtin e sakrificës, duke gjetur mirë Turamin në shumë aksione. Simone Inzagi mund ta bëjë gjumin të qetë, ndërkohë që Fratezi është një tjetër lojtar që pret të marrë statusin e titullarit.

PANORAMASPORT.AL

You may also like