Gavi është kthyer menjëherë protagonist pas dëmtimit në gju që e mbajti larg fushave për gati 11 muaj. Ai ka nisur të ketë nën këmbët e tij minutat e para, teksa gjatë një deklarate për mediat ai ka theksuar se ai dëmtim është si një ëndërr e keqe.“Ndihem shumë mirë, nuk ka qenë e lehtë për mua, kam kaluar shumë momente të vështira. Por tani nuk dua t’i kujtoj. Tani mendoj vetëm të punoj sa më shumë dhe të kap ritmin dhe nivelin e shokëve të mi. Jam i vetëdijshëm se kërkohet sërish një punë e madhe, por rëndësi ka qenë fizikisht nuk kam asnjë problem dhe jam gati të bëj gjithçka”, tha ai.
Mesfushori i Barcelonës ka folur edhe për sezonin aktual dhe objektivat e tij me blaugranat.
“Kemi bërë një nisje shumë të mirë të sezonit. Gjithçka po shkon mjaft mirë. Të gjithë po punojnë mirë dhe në ekip ka mjaft entuziazëm. Kjo është shumë pozitive. Objektivi im është të fitoj gjithçka me Barcelonën”, ka deklaruar ai.
PANORAMASPORT.AL