Projekti për vitin e tretë radhazi po realizohet në Kosovë

by admin
Spread the love

Në një ceremoni zyrtare është hedhur shorti për edicionin e ri të JR NBA Kosovës.

Projekti për vitin e tretë radhazi po realizohet në Kosovë pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes NBA dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe bashkëpunimit të ngushtë me Federatën e Sportit Shkollor.

Në Draft Short për rëndësinë e këtij Projekti kanë folur Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, Sekretari i Federatës së Sportit Shkollor, Agron Dubovci dhe Drejtori i Projekteve dhe Programeve Zhvillimore në FBK, Granit Rugova.

>

Ceremonia u organizua në Shkollën Fillore “Xhemail Mustafa” në Prishtinë.

30 Shkolla Fillore të gjeneratës 11-14 vjeç janë ndarë në dy Konferenca, apo gjashtë Divizione, ku më pas zhvillohet faza e “Play-off-it”, si dhe “Final Four”, për të shpallur skuadrën kampione.

You may also like