Procesi i Berlinit mbetet mjet në rrugën e integrimit në BE përmes bashkëpunimit rajonal – Shqip

by admin
Spread the love

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, të premten në një debat të organizuar në Prishtinë, ka folur për Procesin e Berlinit dhe një dekadë punë në këtë proces për afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në, raporton Shqip.

Ai ka shtuar se Procesi i Berlinit mbetet kyç për integrimin e Kosovës në BE përmes bashkëpunimit rajonal.

Rohde ka thënë se mbesin edhe shumë mundësi të tjera për t’u zhbllokuar, derisa thotë se indikatorët tregojnë se ende s’janë plotësuar të gjitha pritjet.

>

 “Duke parë para në 10 vitet e Procesit të Berlinit: Është arritur shumë, por shumë mundësi mbeten për t’u zhbllokuar. Jo të gjithë treguesit i kanë përmbushur ende pritjet”.

“Procesi i Berlinit mbetet një mjet kyç që plotëson rrugën e integrimit në BE përmes bashkëpunimit rajonal”.

You may also like