Prezantohet Tuhel: Himni anglez prekës, por s’e di nëse do e këndoj

by admin
Spread the love

Tomas Tuhel ka dhënë deklaratën e parë si trajner i Kombëtares angleze. Menjëherë ka qenë çështja e himnit ajo që ka bërë shumë të flitet pasi edhe menaxheri që i parapriu nuk e këndoi në ndeshjen e Anglisë përballë Republikës së Irlandës dhe Finlandës.

“Kam biseduar më shefin e Federatës së Futbollit dhe më ka thënë se nuk e kam për detyrim ta këndoj. Është një vendim perosnal dhe të them të drejtën ende nuk kam vendosur se si do të veproj. Një gjë është e sigurt, himni anglez është prekës”, tha Tuhel.

>

Shtypi britanik ka qenë skeptik me Tuhel sa i përket shtetësisë së tij gjermane. “Kam pasaportë gjermane, por tifozët e Anglisë duhet ta dinë se unë jam shumë i apasionuar pas Premier League dhe Kombëtares angleze. Unë dua të punoj dhe të jetoj këtu”, tha Tuhel.  

You may also like