Presidenti Duka për RTSH: Ishte një ditë jo për kombëtaren, të fitojmë me Gjeorgjinë

by admin
Spread the love

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka analizuar humbjen e kombëtares me Çekinë. Në një intervistë ekskluzive për RTSH, ai ka thënë se ajo ishte një ditë jo për skuadrën tonë, e që duhet lënë pas. Futbollistët kuqezinj i kanë të gjitha mundësitë për të fituar me Gjeorgjinë. E një fitore në Tbilisi na kthen sërish në garë për vendin e parë në grup.

Në një intervistë për gazetarin e RTSH, Eno Skarço, presidenti i FSHF, Armand Duka ka analizuar humbjen e kombëtares sonë me Çekinë. Ai e ka quajtur thjesht një ditë jo për kuqezinjtë, paraqitjen në Pragë.

“Mendoj se Shqipëria nuk dha më të mirën e saj në këtë duel. Pësuam një gol të shpejtë dhe shpërdoruam disa raste të pastra për të barazuar. Ju kujtoj se në futboll një gol ndryshon gjithçka”, tha Duka.

Tepër optimist, presidenti Duka është shprehur se kombëtarja jonë i ka të gjitha mundësitë për të fituar me Gjeorgjinë. Sepse një fitore në Tbilisi na sjell sërish në garë për objektivin e vendit të parë në grup.

“Tani mendojmë ndeshjen e radhës për të rikthyer besimin tek tifozët. Kjo skuadër i ka të gjitha mundësitë për të fituar në Tbilisi pasi nuk shikoj diferenca mes skuadrave”, analizoi numri një i FSHF-së.

Duka është realist kur shprehet se në grupin tonë, të katër skuadrat kanë të njëjtin nivel dhe të njëjtin objektiv. E diferencën e bëjnë pak gjëra. Por nëse nuk arrijmë objektivin, pra vendin e parë në grup, atëherë do të pranojmë rezultatin dhe do të bëjmë analizën për të ardhmen.

 

 

You may also like