Presidenti Agim Ademi ka pritur sot në takim presidentin e Rotherham United, Tony Stewart.
Në skenën e futbollit britanik, emri i Tony Stewart është njëra prej historive më të suksesshme dhe frymëzuese. Si drejtor i Rotherham United, ai ka ndërtuar jo vetëm një ekip të suksesshëm, por edhe një atmosferë të padiskutueshme të lojalitetit dhe pasionit te tifozët.
Stadiumi i Rotherham United, i njohur si AESSEAL New York Stadium, është shfaqja më e shquar e vizionit dhe përkushtimit të Tony Stewart për klubin dhe komunitetin lokal. Kjo arenë moderne, e hapur në vitin 2012, është një ndërtesë e rrallë që përfaqëson standartet më të larta të futbollit britanik.
Në takimin e sotëm, Tony Stewart përgëzoi kreun e FFK-së për punën e mirë që po bënë. Po ashtu, ata diskutuan edhe për mundësi të bashkëpunimeve në të ardhmen e afërt.
Në fund të takimit, presidenti Ademi e nderoi mysafirin me fanellën e personalizuar të Kosovës dhe me simbolin e kryeqytetit “Hyjneshën në Fron”.