Preka komentohet nga portieri i Kombëtares te Skuka dhe Bitri

by admin
Spread the love

Marcelino Preka mbajti për herë të parë shiritin e kapitenit te Partizani në një ndeshje të Superiores.

Mbrojtësi 21-vjeçar udhëhoqi “demat” në ndeshjen e fundit që u fitua 0 me 2 në Korçë.

Diçka e tillë erdhi në mungesë të Hoxhës, Carës, Rrapajt dhe Hadrojt. Ndërkohë Preka ka vendosur të postojë foto dje nga sfida e së mërkurës në Korçë.

>

Mbrojtësi i Kombëtares U-21 ka marrë komente nga lojtarë me emër në Shqipëri, përveç atyre të tifozëve. “Kujdes me shiritin”, shkruan Bitri që po ashtu më parë e ka mbajtur shiritin e kapitenit te Partizani.

Simon Simoni, portier i Kombëtares, shkruan thjesht: “Kapiten Preka”, teksa dhe Skuka apo Geralb Smajli po ashtu kanë lënë komente ndër të tjerë. Kujtojmë se Preka është pjesë e Partizanit prej verës së vitit 2022.

You may also like