Postimi i fundit në rrjetet sociale i Liam Payne pak para se të vdiste – Shqip

by admin
Spread the love

Liam Payne ndau një postim të fundit ë rrjetet sociale me të dashurën e tij – vetëm pak minuta para se të vdiste në moshën 31-vjeçare pasi dyshohet se ra nga ballkoni.

Ylli i popit raportohet se ra nga kati i tretë i një hoteli në kryeqytetin argjentinas të Buenos Aires të mërkurën në mbrëmje, sipas TMZ.

Disa dëshmitarë thanë se ish-ylli i One Direction, Payne, kishte rënë nga ballkoni i dhomës së tij në hotelin CasaSur Palmero pak pas orës 17:00.

Postimi i fundit në Snapchat e tregoi atë duke pozuar i lumtur me partneren e tij, Kate Cassidy, teksa pozonin në pasqyrë.

>

Postimet e mëtejshme nga momentet e fundit të jetës së yllit e treguan atë duke shijuar një mëngjes vonë në dhomën e tij të hotelit, ku ai zbuloi se dyshja ishin “zgjuar në orën 13:00 çdo ditë” dhe kishin vendosur për Forrest Gump si një kostum Halloween.

You may also like