– Donald Trump mori drejtimin e Partisë Republikane dhe më pas Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e 2016. 78-vjeçari është i vendosur të rifitojë presidencën këtë vit –
UASHINGTON, 5 nëntor /ATSH-DPA/ – Ngritja e Donald Trump në presidencën amerikane, të cilën ai e mbajti nga 2017-2021, tronditi shumë supozime dhe tabu, por ndoshta po aq befasuese është se ai ka hequr dorë nga dy akuza, një dënim penal dhe disa kërcënime të tjera për të luftuar sërish për Shtëpinë e Bardhë.
Fitorja e tij kundër Hillary Clinton në 2016 duke premtuar se do të sillte mendjemprehtësinë e një biznesmeni për të bërë marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, tronditi sistemin politik të SHBA dhe ndryshoi rrënjësisht Partinë Republikane.
Në vitin 2024, katër vjet pas humbjes nga Joe Biden, ai ende e konsideron veten si njeriu që do të shkundë politikën amerikane duke u përballur me elitat e korruptuara.
Gjatë gjithë kohës ai e ka mbajtur stilin e tij të ashpër të fushatës, i prirur për të përhapur teoritë jashtë rrjedhës kryesore, dhe rrallëherë i shmanget një mundësie për të fyer ose nënçmuar personalisht kundërshtarët e tij.
Nëse Trump fiton, 78-vjeçari do të ishte personi më i moshuar në historinë e SHBA-së i zgjedhur president.
I lindur më 14 qershor 1946, ai ishte i katërti nga pesë fëmijët e Frederick Trump, një manjat i pasurive të paluajtshme që i la trashëgim familjes së tij një perandori të vogël në Nju Jork.
Në moshën 13-vjeçare, prindërit e Trump e dërguan atë në një akademi ushtarake.
Presidenti i ardhshëm vazhdoi të studionte në Universitetin Fordham dhe më pas në shkollën prestigjioze të Biznesit Wharton të Universitetit të Pensilvanisë.
Pas diplomimit në Wharton, ai iu bashkua biznesit të babait të tij dhe në vitin 1974 u bë president i saj dhe e quajti atë ”Organizata Trump”.
Pasuan investime në hotele, kazino, fusha golfi, apartamente luksoze dhe konkurse bukurie.
Si ylli i reality show-t televiziv “The Apprentice” ai kënaqej duke dhënë lajme të këqija për pretendentët e dështuar, duke iu thënë shkurt “Jeni pushuar nga puna”.
Trump zhytej në politikë herë pas here, por dukej i galvanizuar nën administrimin e Barack Obamës dhe u shndërrua në një populist të krahut të djathtë.
Ai nuk u lodh së përsërituri gënjeshtrën se Obama nuk kishte lindur në Shtetet e Bashkuara.
Kritikët e Trump, të cilët përfshijnë disa anëtarë të profilit të lartë të administratës së tij të parë, e kanë cilësuar atë si kaotik, përçarës dhe një kërcënim për demokracinë.
Gjenerali John Kelly, ish-shefi i tij i shtabit, kohët e fundit e krahasoi atë me një “fashist”.
Retorika e tij ka qenë e vrazhdë dhe e errët në mitingje, duke kaluar nga fyerjet e vrazhda në pretendime të rreme dhe paralajmërime kërcënuese, si sugjerimi i tij këtë muaj se ai mund të përdorte ushtrinë për të trajtuar atë që ai e quajti “armik nga brenda”.
Ashtu si në vitin 2016, fushata e tij e vitit 2024 ka vënë në qendër të vëmendjes një qëndrim kundër imigracionit.
Në vitin 2016 ai tha se disa emigrantë meksikanë ishin përdhunues dhe vrasës; këtë vit ai akuzoi pa bazë emigrantët nga Haiti se hanin kafshë shtëpiake në qytetin e Springfield, Ohio – një linjë e përsëritur nga zgjedhja e tij si zëvendëspresident, senatori i Ohajos, JD Vance./ a.jor.