POLONI – Varshava: Autoritetet amerikane mund të dëbojnë deri në 30 000 emigrantë polakë

by admin

VARSHAVË, 24 janar /ATSH-DPA/- Sipas një vlerësimi të qeverisë polake, deri në 30 000 qytetarë polakë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të preken nga masat e paralajmëruara të autoriteteve amerikane ndaj emigrantëve të paligjshëm.

“Këta janë shpesh polakë që udhëtuan në SHBA në vitet 1990 dhe nuk u kujdesën për statusin e tyre të migracionit”, tha zëvendësministrja e Jashtme Henryka Moscicka-Dendys.

Presidenti amerikan Donald Trump kërkon të ndërmarrë veprime rigoroze kundër emigrantëve që hyjnë në vend ilegalisht ose që tashmë ndodhen në SHBA pa një leje qëndrimi të vlefshme.

>

Njoftimi për një politikë më të ashpër të imigracionit në SHBA po ndiqet me shqetësim në Poloni.

Në fillim të javës, kryeministri Donald Tusk udhëzoi ministrin e Jashtëm Radoslaw Sikorski të përgatiste konsullatat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dëbimin e mundshëm të qytetarëve polakë.

Sikorski njoftoi se do të vendosen sportele të posaçme përpara konsullatave polake në SHBA, në mënyrë që qytetarët e vendit të tij të mund të aplikojnë për një pasaportë të re.

Sipas raportimeve në mediat polake, polakët që banojnë ilegalisht në SHBA kanë tendencë të shoqërohen me diasporën e madhe polake atje. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like