POLONI – Tusk: Migrimi nëpërmjet Bjellorusisë organizohet në mënyrë paraushtarake

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 16 tetor /ATSH-DPA/ – Kryeministri polak, Donald Tusk mbrojti qëndrimin e ashpër të planifikuar të vendit të tij kundër emigrantëve në kufirin me Bjellorusinë.

”Në kufirin lindor të Polonisë, këta nuk janë refugjatë që shfaqen spontanisht dhe rastësisht”, theksoi Tusk.

”Këto veprime janë të organizuara në mënyrë paraushtarake dhe ne gjithnjë e më shumë vërejmë se në Siri dhe Iran janë organizuar grupe që jo vetëm janë të trajnuar për kalime të paligjshme kufitare, por edhe për sjellje që ne në NATO duhet t’i klasifikojmë si të rrezikshme”, theksoi Tusk.

”Ekziston një sistem i tërë rekrutimi përmes përfaqësive diplomatike ruse dhe bjelloruse në vende të ndryshme. Nga Siria, ka prova se kriminelët dhe personat me lidhje me organizatat terroriste po lirohen nga burgjet dhe po dërgohen në kufirin polako-bjellorus, i cili është gjithashtu një kufi i jashtëm i Bashkimit Evropian”, shtoi ai.

>

Polonia planifikon të miratojë një ligj të ri për të pezulluar përkohësisht të drejtën e azilit për migrantët që kalojnë në mënyrë të parregullt kufirin për në Bjellorusi.

Projektligji pritet pas disa javësh.

Qeveria e qendrës së majtë të Tusk miratoi një dokument mbi migracionin, i cili gjithashtu përfshin një kufizim të përkohshëm për të drejtat e azilit.

Polonia dhe BE-ja akuzojnë presidentin rus Vladimir Putin dhe aleatin e tij, udhëheqësin bjellorus, Alexander Lukashenko, për sjelljen e qëllimshme të emigrantëve nga rajonet e krizës në kufirin e jashtëm të BE-së për të ushtruar presion mbi Perëndimin./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like