Fitore bindëse për PSV Eindhoven dhe Dinamo Zagreb në dy ndeshjet e ditës së katërt të Champions League. Skuadra holandeze mundi 4-0 spanjollët e Girona me golat e Flamingo dhe Tillman në pjesën e parë, Bakayoko dhe një autogol të Krejcit në pjesën e dytë. Spanjollët me dhjetë lojtarë në pjesën e dytë për shkak të përjashtimit të Martinez.
Në ndeshjen tjetër, Dinamo e Zagrebit fitoi 4-1 si udhëtues ndaj Slovan Bratislavës. Vendasit kaluan në epërsi me Strelecin pas pesë minutash, më pas rikthimi kroat me Spikiç, Suçiç dhe një dygolësh nga Kulenovic në pjesën e dytë. Në renditje, PSV tani ka 5 pikë ndërsa Dinamo 7. Girona mbetet në 3 pikë, ndërsa Slovan në 0.
>