Pogba: Dua të luaj për Juven, gati të heq dorë edhe nga paratë

by admin
Spread the love

“Unë mendoj se do të kthehem gati për tu stërvitur dhe luajtur me Juventusin. Tani jam lojtar i Juventusit. Kjo është gjithçka në kokën time sot”. Kështu mesfushori francez i Juventusit, Paul Pogba, në një intervistë ekskluzive për ‘La Gazzetta dello Sport’ pas skualifikimit për doping të reduktuar nga Tas në 18 muaj, i cili tashmë do të përfundojë në mars.

>

“Do të jetë një Pogba i ri: më i uritur, më i mençur dhe më i fortë. Unë jam stërvitur vetëm me trajnerët këtë vit dhe jam gati të kthehem në normalitet në vitin 2025. Kam vetëm një dëshirë, të luaj futboll. Jam i gatshëm të heq dorë edhe për disa para për të luajtur sërish për Juventusin”.

You may also like