Po udhëtonte në një kamionçinë me motrën, modelja e njohur humb jetën në aksidentin e frikshëm – Shqip

by admin
Spread the love

Modelja meksikane Samanta Villarreal Núñez po udhëtonte në një kamionçinë me motrën dhe një mik të tyre kur drejtuesi humbi kontrollin dhe u rrëzua në rrëpirë.

Mjeti kishte shpërthyer në flakë gjatë aksidentit të tmerrshëm.

Shërbimet e emergjencës kishin mbërritur në vendin e aksidentit por tragjikisht Villarreal Núñez u shpall e vdekur në spitalin e Sabinas Hidalgo, Mexico. Dy të plagosurit në makinë me të janë ende duke u trajtuar për plagët, sipas raportimeve.

Policia thotë se ende nuk e ka të qartë cili ishte drejtuesi i mjetit. Disa prej mediave citonin raportime të pakonfirmuara se automjeti i modeles ishte duke u ndjekur para se të ndodhte aksidenti.

E ndjera Villarreal Núñez ishte zgjedhur më parë fituese e konkurimit të bukurisë “Reina de Turismo”, ose “Mbretëreshë turizmi”, në qytetin e El Carmen municipality, të shteti meksikan Nuevo León në 2018.

>

Kreu i kompeticionit Alberto Roque, shkruante në rrjetet sociale: “I bashkohemi dhimbjes e lutjeve për humbjen e Samanta Núñez, e cila përfaqësoi me dinjitet El Carmen në kompeticionin 2018 Reina Turismo në Nuevo León”.

Policia vendase thotë se është ende duke hetuar incidentin, shkruan rrjeti The Sun.

You may also like