Po mos të hynte ASH-ja në Qeveri do të ndryshonte ekzekutivi, kjo s’është Aleancë për Evropë por Aleancë për Grubin – Shqip

by admin

Në emisionin T7, Izet Mexhiti tha se hyrja e ASH-së në Qeveri ka ndryshuar planet, sepse po mos të hynte kjo parti në Qeveri do të ndryshonte ekzekutivi.

”Për ekzekutivin, nuk është në pyetje dmth Ali Ahmeti por ekzekutivi në krye me Artan Grubin. Po mos të hynte Aleanca për Shqiptarët në Qeveri shumica i ka 64 deputetë unë jam vet i 3-ti por kam bisedime me 4-tin dhe të 5-tin dhe do e kishim zgjedhur problemin në seancat e parlamentit për ta ndryshuar ekzekutivin. Dhe tani kur ne e bëjmë këtë luftë për ta bërë këtë ndryshim vjen Aleanca një ditë para zgjedhjeve për ta humbur kredibilitetin e opozitës shqiptare është e çuditshme sepse kjo nuk është Aleancë për Evropë por Aleancë për Artanin” – tha Izet Mexhiti në emisionin T7. /KlanMacedonia/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!

You may also like