Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka hedhur kritika ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, për Planin Kombëtar të Integrimit, raporton Shqip.
Sipas tij, ky Plan ka ardhur në Kuvend pesë muaj me vonesë dhe se nuk janë adresuar me kohë detyrat.
“Ky dokument është themeluar në komisionin përkatës është themeluar më 19 qershor të Këtij viti. Dokumenti strategjik i cili është dashur të reflektojë në synimet dhe detyrat afatshkurta të zbatimit për këtë vit, vjen në Kuvend pesë muaj mbrapa”.
“Nëse e shohim te rekomandimi i cili u prezantua nga nënkryetarja e këtij Komisioni, shihet qartë referenca që duhet kryer disa punë që quhen veprime afatshkurtra të vitit 2024. Këto veprime ndërlidhen me akte nënligjore që ish dashtë Qeveria me i përfundua”, tha Tahiri.