SEUL, 5 janar /ATSH-DPA/ – Sipas raporteve të Koresë së Jugut, ushtria e Koresë së Veriut ka lëshuar më shumë se 200 predha artilerie pranë kufirit detar të diskutueshëm midis dy shteteve.
”Predhat ranë në Detin e Verdhë në veri të kufirit detar të njohur si Linja e Kufirit Verior (NLL)”, njoftoi të premten Shtabi i Përgjithshëm në Korenë e Jugut.
Predhat nuk kanë shkaktuar dëme.
Agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap kishte raportuar më parë se ushtria u kishte kërkuar banorëve të ishullit Yeonpyeong, i cili është afër kufirit, të strehoheshin si masë paraprake.
Ishulli pranë bregut perëndimor ishte objektivi i një sulmi artilerie të Koresë së Veriut që vrau katër persona në vitin 2010.
Tensionet aktualisht po përshkallëzohen sërish në Gadishullin Korean.
Sipas Yonhap, forcat e armatosura të Koresë së Jugut dhe SHBA-së gjithashtu filluan të enjten manovra artilerie pranë kufirit me Korenë e Veriut.
Zona përreth kufirit detar ka qenë skenë e disa konfrontimeve mes luftanijeve nga të dy vendet në të kaluarën. Koreja e Veriut nuk e njeh të ashtuquajturën Linja Kufitare Veriore (NLL)./ a.jor.