Pështyu drejt gjyqtarëve, pezullohet pesë ndeshje pronari i klubit të Premier League-s

by admin
Spread the love

Pronari i Nottingham Forest, Evangelos Marinakis, u ndëshkua me pesë ndeshje për shkak të një veprimi të pahijshëm (pështyu në tokë) ndërsa zyrtarët e ndeshjes kaluan pranë tij.

Marinakis, i cili gjithashtu zotëron Olympiakosin, u shpall fajtor për sjellje të pahijshme për incidentin që ndodhi pas humbjes 1-0 të Forest, të drejtuar nga Nuno Espírito Santo, ndaj Fulhamit të Marco Silvas më 28 shtator.

Incidenti ndodhi pasi fillimi i pamposhtur i sezonit të “Tricky Trees” përfundoi pas një penalltie të dhënë nga sistemi VAR  në favor të Fulhamit.

Gjyqtari Josh Smith, ndihmësi James Mainëaring dhe zyrtari i katërt Tim Robinson dhanë deklarata me shkrim duke thënë se panë Marinakis duke pështyrë në tokë në drejtim të tyre ndërsa po shkonin për në dhomën e zhveshjes.

Biznesmeni grek pohoi se kishte një kollë të keqe sepse pinte nga dy deri në tri puro në ditë dhe se ngjarja ishte e paqëllimshme. Komisioni disiplinor e hodhi poshtë këtë mbrojtje, duke theksuar faktin se asnjë nga deklaratat e gjyqtarëve nuk përmendte kollën e supozuar dhe se pamjet nga kamerat e vëzhgimit të tunelit nuk e konfirmonin këtë deklaratë.

>

Evangelos Marinakis, pronar i skuadrës së drejtuar nga Nuno Espírito Santo, garantoi se edhe me zbritjen e pikëve, skuadra “do të vazhdojë në Premier League”.

Komisioni deklaroi se nuk kishte “asnjë justifikim” për një “manifestim flagrant të sjelljes mosrespektuese” që mund të “ushqejë mungesë respekti për zyrtarët e ndeshjes”.

 

 

You may also like