Pesë shqiptarë ftohen te Maqedonia e Veriut

by admin
Spread the love

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut, të mërkurën ka bërë publike listën për dy ndeshjet e këtij muaji.

Në kuadër të Ligës së Kombeve, Maqedonia e Veriut më 10 tetor luan ndaj Letonisë, ndërsa tri ditë më vonë, përballet me Armeninë në kuadër të Ligës C.

Në mesin e lojtarëve të ftuar nga selektori Blagoja Milevski, në listë janë përfshirë edhe pesë futbollistë shqiptarë.

Enis Bardhi, Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Isnik Alimi e Lirim Qamili do të jenë pjesë e ekipit për ndeshjet me Letonisë dhe Armenisë.

Bardhi është kapiten i ekipit, ndërsa Maqedonia e Veriut i prinë grupit me 4 pikë të tubuara pas dy ndeshjeve të luajtura deri më tani në sezonin e ri të Ligës së Kombeve.

You may also like