Përplasje e ashpër mes tifozëve franceze dhe atyre izraelitë, ndërhyn me forcë policia

by admin
Spread the love

 

Ndeshja mes Francës dhe Izraelit, në “Stade de France”, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës A të Ligës së Kombeve, i njëjti grup me Italinë, u karakterizua me trazira në tribuna.

Në një klimë  tensioni, siç dëshmohet edhe nga prania e mbi 4000 agjentëve të policisë dhe xhandarmërisë, gjatë ndeshjes mes “Bleus” dhe kombëtares izraelite ka pasur momente nervozizmi mes tifozëve, duke sjellë si pasojë përplasje mes të pranishmëve në tribuna.

Fillimisht u vërshëllye himni i Izraelit dhe më pas përplasjet në tribuna krijuan momente tensioni të madh, aq sa u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

Siç raporton RMC Sport, momentet e para të tensionit kanë ndodhur edhe para fillimit të ndeshjes, gjatë shpalljes së formacionit të skuadrës izraelite dhe intonimit të himnit kombëtar të Izraelit.

Menjëherë pas fillimit të ndeshjes, disa shikues në sektorin verior, të vendosur mbi grupin e tifozëve të “Irrésistibles Français”, janë përplasur fizikisht.

>

Ndërhyrja e stjuardëve ishte e nevojshme për të rivendosur rendin, me një kordon ndarës për të shmangur shqetësime të mëtejshme.

Situata arriti në një nivel të tillë tensioni, saqë forcat kundër trazirave ishin mobilizuar dhe gati për të ndërhyrë përpara se gjithçka të përshkallëzohej.

Episode të tjera dhune kanë ndodhur në pjesën e tribunës së rezervuar për tifozët izraelitë.

Disa spektatorë nisën të lëviznin drejt krahut të majtë të tribunës, duke u nisur drejt një zone ku kishte njerëz pa shenja dalluese apo flamuj. Shumë shpejt situata degjeneroi në përplasje të reja, të cilat zgjatën vetëm disa minuta dhe u shuan nga policia.

Gjatë ndeshjes, mbështetësit izraelitë filluan të brohorasin si “Libérez les otages, libérez les otages” (Lironi pengjet!), një referencë e qartë për situatën aktuale ndërkombëtare dhe politike.

You may also like