Përmbytjet apokaliptike në Bosnje, pamje që po bën xhiron e botës

by admin
Spread the love

Një pjesë e Bosnjes po kalon orë apokaliptike nga përmbytjet, ku veçon zona e Jabllanicës, e goditur më rëndë. Një fotografi tronditëse e xhamisë së përmbytur plotësisht po përhapet në internet dhe Anadolu Agency (AA) mësoi se si imami i kësaj xhamie, familja e tij dhe fqinjët kanë arritur të shpëtojnë nga uji në momentet e fundit.

Kryeimami i Mexhlisit të Bashkësisë Islame Jabllanicë, Ekrem ef. Hoxhiq, i tha gazetarit të AA se imami dhe familja e tij kanë shpëtuar nga uji në momentin e fundit, kanë qenë për një kohë në çati.

Për shkak të reshjeve jashtëzakonisht të dendura, derdhjeve të lumenjve dhe rrëshqitjeve të dheut, është ndërprerë plotësisht infrastruktura e transportit dhe pjesërisht e telekomunikacionit në veri të Hercegovinës, në Konjic dhe Jabllanicë. Sipas informacioneve të para jozyrtare nga Mbrojtja Civile e Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, pesë persona kanë humbur jetën në zonën e Jabllanicës, ndërsa një numër i konsiderueshëm rezultojnë të zhdukur.

Përveç veriut të Hercegovinës, vërshime mëngjesin e sotëm ka edhe në Bosnjën qendrore.

 

 

 

You may also like