Përfundon takimi Kurti-O’Brien, s’flasin për media – Shqip

by admin
Spread the love

Ka përfunduar pas në shumë se dy orësh, takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti me Ndihmës sekretari i shtetit amerikan për Evropë dhe Azi, James O’Brien pasditen e së hënës është takuar me kryeministrit Albin Kurti. raporton Shqip.

Fillimisht ai e ka vizituar Serbinë, ku nga atje ka folur edhe për zbatimin e Marrëveshjeve Kosovë-Serbi dhe themelimin e Anotacionit. Ai ka thënë se obligimi ekziston nga viti 2015, por ka theksuar se nuk mund të japë afate, duke shtuar se draft-statuti duhet të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese.

I pyetur rreth progresit në dialog, O’Brien ka thënë se ekziston edhe pjesa  e kontakteve direkte për ta shtyrë procesin përpara.

>

“Ky obligim ekziston nga viti 2015, atëherë për herë të parë janë nënshkruar këto obligime ne po vazhdojmë të punojmë për këtë. Nuk mund të premtojë asnjë afat, por më e rëndësishmja është që njerëzit, serbët që jetojnë në Kosovë ta kenë mundësinë të jetojnë si qytetarë normalë evropianë”.

“E kemi takuar edhe Petkoviq dhe mbrëmë edhe më të kemi folur për disa tema që lidhen me dialogun dhe dua të them diçka për të cilën Presidenti (Vuçiq), ka folur me ne, është pjesa formale e dialogut si dhe ka mënyrë për të ecur përpara në dialog me kontakte direkte. ShBA nuk janë një hapësirë ku zhvillohet dialogu por jemi shumë aktivë që në terren të ketë përparim dua t’ju japë një shembull: kemi parë se NATO është përforcuar dhe ka shtuar aktivitetet në Veri që shërben për mbrojtjen e qytetarëve të gjitha nacionaliteteve, kjo ndodhë jashtë dialogut formal por është shumë e rëndësishme që të krijohen kushtet për përparim”.

You may also like