Përfundoi me sukses seminari tre ditorë i OKH “Merhamet” në qytetin e Manastirit

by admin
Spread the love

“OKH Merhamet organizoi seminar tre ditorë me studentë nga disa qytete të RMV-së në qytetin e Manastirit. Seminari u realizua me një program të larmishëm, ku u prezentuan tema të ndryshme nga panelistët.
Ky program u shoqërua edhe me vizita të ndryshme të monumenteve të shumta historike që i ka ky qytet, si;
 1.⁠ ⁠Xhamia Qendrore: Is’hak çelebi (Is’hakije).
 2.⁠ ⁠Xhamia Muze: Jeni xhamia.
 3.⁠ ⁠Xhamia e Pazarit: Haxhi Mahmud Bej.
 4.⁠ ⁠Xhamia Hajdar Kadi.
 5.⁠ ⁠Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe (Kongresi i Manastirit).
 6.⁠ ⁠Qendra e Manastirit – Magnolija.
 7.⁠ ⁠Bezisteni i Manastirit ( Kapalı Çarshia e Manastirit).
 9.⁠ ⁠Çarshia e Vjeter Osmane.
10.⁠ ⁠Saat Kulla e Manastirit.
11.⁠ ⁠Druri Çinar.
12.⁠ ⁠Xhamia İsa Fakih.
13.⁠ ⁠Hamami i Kerim Beut.
14.⁠ ⁠Hamami: Çifte Hamam.
15.⁠ ⁠Hani i Haxhi Mahmud Bej Xhamis.
16.⁠ ⁠Lumi Dragor.
17.⁠ ⁠Xhamija Paftali.
18.⁠ ⁠Subay Evi (Shtëpia Ushtarake).

Gjatë paneleve të organizuara u shpalosën shumë ide, si dhe u zhvilluan debate të shumta nga pjesëmarësit.

Shprehim mirënjohje të thellë për myftiun e Manastirit Amit ef. Rasimi i cili mbajti fjalë përshëndetëse për studentët në xhaminë qëndrore Is’hak Çelebi, si dhe panelistët:
Mr. Xhavit ef. Ramadani
Mr. Ridvan ef. Xhaferi
Mr. Samir ef. Zullufi
Ky aktivitet u përkrah nga Asambleja Botërore e Rinisë Islame “WAMY”, është shkruar në komunikatën e OKH “Merhamet”.

MARKETING



You may also like