Perëndimi kritikon Trump pas deklaratave kundër NATO-s – Shqip

by admin

Jens Stoltenberg: Çdo sulm ndaj aleancës do të rezultojë me një përgjigje të përbashkët dhe të fuqishme

Deklarata e ish-presidentit amerikan Donald Trump se do të inkurajojë Rusinë që të sulmojë çdo anëtar të NATO-s që dështon të paguajë detyrimet e saj është kritikuar nga zyrtarë të lartë të Perëndimit.

 “Çdo deklaratë që aleatët bëjnë se nuk do të mbrojnë njëri-tjetrin, dëmton sigurinë e të gjithëve, përfshirë atë të SHBA-së, dhe i rrezikon ushtarët amerikanë dhe ata evropianë. Çdo sulm ndaj NATO-s do të rezultojë me një përgjigje të përbashkët dhe të fuqishme ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s”, u shpreh Jens Stoltenberg, përmes një deklarate.

Ministri polak i Mbrojtjes, Ëladyslaë Kosiniak-Kamysz e cilësoi mbrotjen e NATO-s një angazhim që duhet të përfshihen të gjithë aleatët.

“Minimi i besueshmërisë së vendeve aleate do të thotë dobësim i gjithë NATO-s,” shkroi ai në platformën e mediave sociale X.

Asnjë fushatë zgjedhore nuk është një justifikim për të luajtur me sigurinë e Aleancës. Ministria e Jashtme e Gjermanisë postoi mesazhin “Një për të gjithë dhe të gjithë për një” me hashtag #StrongerTogether në llogarinë e saj në X pas komenteve të Trump.

Ish-Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel u shpreh se deklaratat e pamatura mbi sigurinë e NATO-s i shërbejnë vetëm interesit të Presidentit rus Vladimir Putin. Neni 5 i traktatit të NATO-s thotë se një sulm i armatosur kundër një anëtari të aleancës do të konsiderohet si një sulm kundër të gjithëve, duke shkaktuar vetëmbrojtje kolektive.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andreë Bates, i pyetur në lidhje me komentet e Trump, u shpreh se këto deklarata ndaj aleatëve më të ngushtë nga regjimet vrasëse janë të tmerrshme dhe kjo rrezikon sigurinë kombëtare amerikane, stabilitetin global dhe ekonominë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron është shprehur se prioritet i parë i Amerikës është vetvetja. Ekspertet vlerësojnë se administrata e parë e Trumpit i ka testuar marrëdhëniet në mes të SHBA-së dhe aleatëve, sidomos në Evropë. Trump nuk ka qenë shumë miqësor me liderët e disa vendeve mike, sikurse ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe ish-kryeministren britanike, Theresa May, ndërsa ka mbajtur raporte të mira me liderët autoritarë, si presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe atë rus, Vladimir Putin.

Trump vijon të jetë skeptik edhe në këtë fushatë elektorale sa i përket organizatave politiko ushtarake si NATO, për shkak të kontributit të madh financiar që shteti amerikan jep.

Klan News

You may also like