Përbëhet nga përfaqësues të institucioneve e ekspertë të jashtëm – Shqip

by admin
Spread the love

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka paraqitur para kabinetit propozim-vendimin për emërimin e Komisionit ad-hoc për Vlerësimin Profesional për drejtor ekzekutiv në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, raporton Shqip.

Ky propozim i tij u miratua në mbledhjen e ekzekutivit, ndërsa ministri Peci tha se Komisioni përbëhet nga përfaqësues të institucioneve dhe ekspertë të jashtëm.

“Zgjidhja e drejtorit të AZhB-së përbën një hap të rëndësishëm lidhur me menaxhimin e kësaj Agjencie, si Agjenci kyçe në implemintimin e politikave zhvillimore në nivel vendi”.

“Drejtimi i suksesshëm i kësaj Agjencie është thelbësore për arritjen e objektivave tona dhe për sigurimin e një zhvillimi të qëndrueshëm e konkurrent të bujqësisë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”.

“Procesi i rekrutimit për drejtor ekzekutiv kërkon formimin e një komisioni rekrutues profesional e të paanshëm i cili gara ton transparencë dhe meritokraci në procesin e përzgjedhjes. Komisioni përbëhet nga përfaqësues të institucioneve dhe ekspertë të jashtëm”, tha Peci.

LEXONI EDHE:

You may also like