Për Çashkën është lehtë të japësh deklarata nga Shkupi! – Shqip

by admin

MINISTRI ARSIMIT NË “ORA E PARË”

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në emisionin e mëngjesit “Ora e Parë” në Klan Maqedoni tha se bashkë me kryeministrin Xhaferi zgjodhën problemin e fëmijëve të Çashkës dhe mësimit të tyre në gjuhën amtare.

”Asgjë nuk ka të keq nëse ndërtohet një objekt i ri nëse zgjedh çështjen nga e para tek e nënta për të mësuar, kur komuna e ka marrë përsipër obligimet e transportit për secilin që të jetë më afër asaj dhe kur do të ketë edhe atje një objekt i rri që përveq arsimit fillor mund të jetë edhe për arsim parashkollor”, tha Jeton Shaqiri.

Ministri Shaqiri kishte edhe një mesazh për opozitën. Sipas tij, të japësh deklarata nga Shkupi për Çashkën është shumë e lehtë.

“Subjektet politike tjera kanë pasur mundësinë me përfaqësuesit e tyre në ekzekutiv të shkojnë të vizitojnë qoftë Jabollçishtin e Poshtëm qoftë të sipërm por edhe Cashkën dhe të marrin pjesë atje dhe jo sot kurrë janë në një pozitë tjetër duke mos ndjerë përgjegjësi që nuk kanë bërë asnjë lëvizje sot të mundohen të shohin vetëm e vetëm të pengojnë procesin”, tha Jeton Shaqiri.

Nxënësit e vendit tonë sërish zhgënjyen në testin PISA. Ministri Shaqiri thotë se për cështja e rezultateve të dobëta në këtë testim është problem që zgjat me vite të tëra dhe s`ka të bëjë me reformat në arsim.

”Po interpretojmë dhe komentojmë rezultatet e PISA dhe nga ana tjetër kritikojmë refromën që po ndodh në arsimin fillor kur e shohim se këto rezultate vijnë nga kjo reformë që nuk na jep rezultate. Kjo reformë e re nga ata të cilët mundohen për retorikë politike se gjoja jemi të dobët në PISA për shkak të reformës. Kjo nuk mban sepse ajo gjeneratë testimin e ka bërë para dy viteve dhe ka qenë gjeneratë që ka dalë nga reforma e vjetër”, tha Shaqiri.

Ministri Shaqiri ka mohuar se investimet në arsim dhe promovimi I shkollave janë në kuadër të fushatës parazgjedhore, duke theksuar se projektet e lartëpërmendura kanë qenë në procedurë./tvklan.mk

You may also like