Si funksionon Barcelona? Mjafton të pyesim Pep Guardiolën.
Ai së fundmi ka dhënë një intervistë, gjatë së cilës ka shpjeguar si është të punosh te Barcelona.
“Sipas meje, Barcelona nuk duhet ta ndryshojë modelin që ka nga jashtë.
Problemet janë nga brenda. Atje ka raste që lëndohesh shumë dhe nuk e përballon dinamikën e ngjarjeve”.
>
“Atje ka shumë luftëra të vogla brenda klubit.
Kjo ndodh çdo ditë.
Lodhja e përditshme ka efekt te puna jote dhe duhet shumë angazhim për të menaxhuar ambientin katalanas. Prapaskenat atje të bëjnë dëm, madje edhe për shëndetin mendor”.