“Pendohet” Sarri/ Tekniku italian kujton me nostalgji aventurën angleze

by admin
Spread the love

Trofe i fituar ishte vetëm një, ama kohën kur drejtonte Chelsea e kujton me nostalgji.

Në një intervistë të fundit për “Sky Sport”, tekniku Maurizio Sarri, i cili qëndroi te “Blutë e Londrës” për vetëm një sezon duke fituar Europa League, theksoi se gaboi duke u larguar nga Anglia pasi ishin të gjitha kushtet në favor për të qëndruar në Premier League.

“Largimi nga Chelsea është një gabim i madh në karrierën time. Ishin kushtet e duhura për të vazhduar, edhe pse shoqëria në atë kohë drejtohej nga Abramovic dhe në kohën e tij shumë pak trajnerë rezistonin për dy sezone. Megjithatë, do të mbetesha në rrethin e Premier League. Zhvilluam një sezon shumë të mirë me Chelsean, e mbyllëm kampionatin në vendin e tretë pas Liverpool dhe City që kishin diçka më tepër dhe fituam Europa League.

>

Më pas humbëm vetëm një finale kupe me penallti ndaj Cityt, si dhe në atë kompeticion eliminuam Liverpool dhe Tottenham që më pas mbërritën në finalen e Champions League. Ishte një gabim i madh që u largova, nuk duhej ta kisha bërë këtë gafë. Por, ndjeja shumë dëshirë për t’u rikthyer në Itali”,- u shpreh Sarri.

You may also like