PEKIN – Kina dhe Rusia diskutojnë bashkëpunimin ushtarak

by admin
Spread the love

MOSKË, 14 tetor /ATSH-DPA/- Ministri kinez i Mbrojtjes Dong Jun dhe homologu i tij rus Andrei Belousov rikonfirmuan angazhimin e tyre për zgjerimin e bashkëpunimit ushtarak gjatë një takimi sot në Pekin.

Ministria e Mbrojtjes në Moskë tha se Belousov po zhvillon një sërë negociatash me udhëheqjen ushtarake dhe ushtarako-politike të Kinës.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi se Dong tha se vendet po hapnin një kapitull të ri në partneritetin e tyre.

“Ne kemi dëshirën e përbashkët për të avancuar bashkëpunimin tonë ushtarak”, tha Dong.

Ky ishte takimi i tij i parë me Belousov, i cili pasoi Sergey Shoigu në maj.

Fuqitë perëndimore kanë kritikuar Kinën për mbështetjen e Rusisë në pushtimin e Ukrainës.

Por, udhëheqja në Pekin tha se mban një pozicion neutral në luftë duke deklaruar vazhdimisht angazhimin e saj për një zgjidhje paqësore.

Kievi ka refuzuar planin e veprimit të Kinës për paqen në Ukrainë, të formuluar në mënyrë të paqartë, duke thënë se i vetmi plan i paqes që është i vlefshëm është ai i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Kjo përfshin, ndër të tjera, një tërheqje të plotë të trupave ruse nga të gjitha territoret e pushtuara të Ukrainës, duke përfshirë gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Moska në 2014. Rusia e ka hedhur poshtë këtë plan duke e konsideruar si joreal.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like