Antonela Berisha muajt e fundit është bërë temë e shumë diskutimeve pas incidentit me Klea Prengën dhe motrën e saj.
Pasi u lirua nga organet e rendit, ajo ka qenë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë përditshmërinë e saj me ndjekësit. Në postimet e saj, Antonela duket që është rikthyer me energji të re dhe me një pamje më profesionale, duke treguar se është gati për sfidat e reja.
Një nga postimet e saj të fundit përmban disa fotografi ku ajo shfaqet me kostume serioze, por pa syze, duke shkruar: “Aktualisht në krye të punëve të brendshme “.
Kjo ka nxitur dyshime dhe spekulime në lidhje me pozitat e saj të mundshme në institucione të ndryshme.
>
Shiko foton: