Pas luftës, kur ëndrrat u shkatërruan, një dorë na u zgjat – ajo e popullit amerikan – Shqip

by admin
Spread the love

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka falënderuar USAID-in i cili qëndroi pranë Kosovës tash e 25 vjet.

Me anë të një mesazhi, e para e shtetit thotë se pas luftës gjenocidale të Millosheviqit, kur plagët ishin të freskëta dhe ëndrrat u shkatërruan, një dorë na u zgjat. Ishte dora e miqësisë, dora e partneritetit – dora e popullit amerikan.

>

“Faleminderit për 25 vjet mbështetje të pakursyer! Na presin edhe shumë vite të tjera bashkëpunimi akoma më të suksesshme përpara”, ka shkruar Osmani në Facebook ku ka ndarë edhe mesazhin e saj me anë të një videoje.

“25 vjet më parë, pas luftës gjenocidale të Millosheviqit, kur plagët ishin të freskëta dhe ëndrrat u shkatërruan, një dorë na u zgjat. Ishte dora e miqësisë, dora e partneritetit – dora e popullit amerikan. Sot, ne shohim trashëgiminë e partneritetit tonë me USAID-in, në çdo cep të vendit tonë”, ka shkruar më tej Osmani në një postim tjetër në “X”,

You may also like