Partizani ruan kreun, Bylisi rikthehet te fitorja

by admin
Spread the love

Java e 10-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll me supersfidën Vllaznia – Partizani. Në stadiumin “Loro Boriçi” të kuqtë barazuan në fund rezultatin dhe ndeshja u mbyll 2-2.Po sot, u luajtën dhe dy takime të tjera në orën 17:00. Në stadiumin “Elbasan Arena” sfida AF Elbasani – Skënderbeu u mbyll në barazim 1-1. Me të njëjtin rezultat 1-1 përfundoi dhe takimi Tirana – Laçi në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës.

Të premten u luajtën dy takimet e para të javës së 10-të, Bylis – Teuta dhe Egnatia – Dinamo City. Bylis u rikthye te fitorja në kampionat, pasi mposhti në shtëpi Teutën me rezultatin e thellë 4-0. Ndeshja Egnatia – Dinamo City në stadiumin “Egnatia Arena” u mbyll në barazim 1-1.

>

 

 

You may also like