PARIS – Macron premton 100 milionë euro për Libanin në konferencën e ndihmës humanitare

by admin
Spread the love

PARIS, 24 tetor /ATSH-DPA/- Presidenti francez Emmanuel Macron ka premtuar 100 milionë euro (108 milionë dollarë) ndihmë humanitare urgjente për Libanin e shkatërruar nga kriza, ku Izraeli po kryen një ofensivë tokësore dhe ajrore kundër grupit Hezbollah të mbështetur nga Irani.

“Lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, ne kemi nevojë për një armëpushim në Liban”, tha sot Macron në konferencën ndërkombëtare të ndihmës, në Paris.

Ai siguroi vendin dhe popullin e tij për mbështetje në kohë nevoje dhe në rindërtimin e një Libani të lirë, sovran.

>

Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar ndihmën e menjëhershme emergjente të nevojshme për vendin në 400 milionë euro.

Macron u ankua për numrin në rritje të viktimave civile për shkak të sulmeve izraelite në të gjithë Libanin jugor dhe në kryeqytetin, Bejrut.

Kryeministri i përkohshëm i Libanit, Najib Mikati, tha në Paris se sulmet e Izraelit kishin kërcënuar ekzistencën e vendit dhe shkaktuar dëme masive në infrastrukturë dhe ekonomi, përveç zhvendosjes së qindra mijëra njerëzve.

“Ne kemi nevojë për një armëpushim të menjëhershëm”, tha ai. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like