PARIS – Krahu i majtë francez kritikon qeverinë e re të qendrës së djathtë

by admin
Spread the love

PARIS, 20 shtator /ATSH-DPA/- Udhëheqësit e partive të krahut të majtë të Francës shprehën zemërimin e tyre ndërsa kryeministri i ri Michel Barnier përgatitej të shpallte formimin e një qeverie të qendrës së djathtë, më shumë se dy muaj pasi aleanca e majtë fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Koordinatori i partisë së majtë “France Unbowed”, Manuel Bompard tha se administrata e re përfaqësonte një akt të mohimit të demokracisë – që është plotësisht i papranueshëm dhe i patolerueshëm.

“Është qeveria e humbësve që vazhdon rrugën e qeverive të mëparshme pavarësisht se ka humbur zgjedhjet e fundit parlamentare”, tha Bompard.

Ai kritikoi përfshirjen e ministrave nga Republikanët, një parti e krahut të djathtë që mori më pak se 6% të votave në votimet e korrikut.

Edhe politikania e të Gjelbërve Sandrine Rousseau foli për një “aleancë të humbësve”.

“Votuesit po mashtrohen nga rezultati i këtyre zgjedhjeve”, tha ajo, duke e quajtur atë një “tradhti të zërit të popullit francez”.

Dy javë pas emërimit të tij, Barnier – një ish komisioner i BE-së – i prezantoi dje në mbrëmje presidentit Emmanuel Macron përbërjen e kabinetit të tij të ardhshëm – pas konsultimeve të vështira.

Prezantimi i qeverisë së re fillimisht pritej sot, por ai do të bëhet nesër pasi qeveria tha se ishin duke u bërë rregullimet përfundimtare.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like