PARIS – Gjermania premton 96 milionë euro shtesë për Libanin në konferencën e ndihmës

by admin
Spread the love



PARIS, 24 tetor /ATSH-DPA/ – Gjermania premtoi sot 96 milionë euro të tjera (104 milionë dollarë) në mbështetje të Libanit në një konferencë për ndihmë humanitare të thirrur nga presidenti francez Emmanuel Macron në Paris.

Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock tha se Berlini do të siguronte 36 milionë euro ndihmë humanitare, së bashku me fondin prej 60 milionë eurosh.

Shifra prej 60 milionë euro u njoftua dje në mbrëmje nga kancelari Olaf Scholz në një telefonatë me kryeministrin e përkohshëm libanez Najib Mikati.

Ndihma vjen pasi vendi po përballet me një krizë humanitare të shkaktuar nga konflikti midis Izraelit dhe milicisë Hezbollah të mbështetur nga Irani.

>

Konflikti u përshkallëzua në shtator – pasi Izraeli nisi sulmet në Bejrut dhe një ofensivë tokësore në Libanin jugor.

“Duke përfshirë ndihmën shtesë, ndihma gjermane në lidhje me krizën në Liban pritet të arrijë në rreth 300 milionë euro në vitin aktual”, thanë burimet qeveritare. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKomandanti i KFOR-it: Dialogu, platforma e vetme për çështjet e pazgjidhura
Artikulli tjetërPD: Rritje fyese e pensioneve, fajin e ka qeveria dhe jo bizneset


You may also like