Osmani si profesor shpjegon kornizën e negociatave me BE-në

by admin

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në rolin e profesorit dhe me ndihmën e një dërrase të zezë, shpjegoi qartë kornizën e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Sqarim i shkurtër i përmbajtjes së Kornizës negociuese për anëtarësim me BE-në, si përgjigje ndaj spekulimeve të shumta lidhur me përmbajtjen e saj”.

E para, korniza e negociatave ndahet në dy pjesë – një pjesë e përgjithshme dhe një pjesë e veçantë.

Pjesa e përgjithshme i përmban të ashtuquajturat dispozita të përgjithshme të Kornizës negociuese për të cilat nuk bëhet raport me shkrim nga Komisioni Evropian dhe as nuk kërkohet votim nga Këshilli Evropian, d.m.th. nga shtetet anëtare të Unionit.

Në pjesën e posaçme janë 35 kapituj, për të cilët ka standarde që duhet të plotësohen dhe për të cilët Komisioni Evropian përgatit raport dhe shtetet anëtare e miratojnë me votim. Këto dispozita janë të përfshira në tre udhërrëfyesit që do t’i përgatisim pas Skriningut, të cilat do të miratohen nga Bashkimi Evropian. Këto janë: Udhërrëfyesi për Sundimin e Ligjit, Udhërrëfyesi për Administratën Publike dhe Udhërrëfyesi për Institucionet Demokratike. Në njërin prej këtyre udhërrëfyesve, Udhërrëfyesin për Sundimin e Ligjit, ekziston plan aksionar për pakicat, për të gjitha pakicat, etnike apo joetnike.

Ajo që është më e rëndësishme është se në asnjërin nga këto dispozita, udhërrëfyes apo pika të pjesës së posaçme të Kornizës negociuese nuk ka ndonjë referencë apo lidhje me Marrëveshjen për Miqësi me Bullgarinë, asnjë referencë për çështjen e punës së Komisionit të historisë e as rishikime të Nenit 12 nga e njëjta Marrëveshje.

Përkundrazi – si Traktati i Miqësisë ashtu edhe rishikimet nga neni 12 i Traktatit, si dhe Marrëveshja me Greqinë, janë shënuar në pjesën e përgjithshme të kornizës, pjesa për të cilën nuk përgatitet asnjë raport nga Komisioni Evropian, as nuk i nënshtrohet votimit apo miratimit nga Këshilli i BE-së, pra nga shtetet anëtare të Unionit.

Kjo nuk do të thotë se ne nuk do të punojmë për zbatimin e tyre, sigurisht që e kemi marrë përsipër atë detyrim, por do ta bëjmë me vullnet të mirë,por nuk janë pikë referimi për të cilat do të përpilohet Raport apo do të votohet dhe nuk mund të jenë bazë për pengesë të re në rrugë”,
ka shkruar Osmani.

You may also like