Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e Dubrovnikut – Shqip

by admin
Spread the love

Presidentja Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore që po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë.

Sipas njoftimit të Presidencës të mërkurën, Osmani ka udhëtuar në Dubrovnik me ftesë të kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Në këtë samit, sipas njoftimit, Osmani do të pritet nga kryeministri kroat Plenkoviq dhe oresidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, teksa do t’u bashkohet liderëve të tjerë nga Evropa Juglindore në seancën plenare.

“Gjatë këtij samiti, pritet të riafirmohet mbështetja e palëkundur për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, rëndësia e sanksioneve kundër Rusisë, bashkëpunimi me BE-në dhe mbështetja e vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën. Përveç pjesëmarrjes në seancën plenare ku Presidentja do të mbajë një fjalim, ajo do të zhvillojë takime edhe me homologët e saj”, thuhet në njoftim.

You may also like