Nxiti reagimet e Don Xhon dhe Mozzik për deklaratën e tij ndaj tyre, Sinan Vllasaliu flet sërish

by admin

 

 

Këngëtari i mirënjohur, Sinan Vllasaliu, vitin e kaluar kishte bërë disa deklarata të forta në drejtim të reperëve Mozzik dhe Don Xhon.

“Japonezët me ia rregulluar tingullin, teknikisht nuk më pëlqen, duhet të këndosh ashtu si flet, ta shkrish fjalën”, ishte komenti i Sinanit kur dëgjoi bashkëpunimin e Don Xhonit me Loredanën “Gjuj për to”, kishte thënë ai.

E mbi këtë deklaratë, Vllasaliu kishte marrë reagime nga të dyja palët, si nga Don Xhon ashtu edhe nga Mozzik.

Zotëri Sinanit i them kujdes me hundën se ti e mbyt hundën, kontrollo veten, shiko çka po flet se nuk duhet të flasësh gjëra palidhje, i nderuar koleg se i ke do vjet, duhet të bëhesh gjysh, duhet t’i gëzosh nipat e të iu flasësh për histori dhe për muzikë e jo të filozofosh”, kishte thënë Don Xhoni në një video.

Por më vonë Sinani foli sërish në Ora News për këtë temë, ku mes të tjerash ka potencuar se nuk ka asgjë personale me rep-artistët.

As nuk e njoh këtë çunin as nuk e di. Mua më janë lëshuar tekstet e tyre dhe ato tekste banale nuk i kam shkruar unë. Kurgjo personale nuk kam. Tekstet janë banale” – tha Sinani.

E kjo pyetje nuk po i ndahet ende këngëtarit të njohur.

Në një prononcim ditën e djeshme për T7, i pyetur per thumbimet ndaj artisteve të ri dikur, siç ishte rasti i Don Xhonit, Sinani tha se nuk përcjellin një mesazh normal, por dhunë e vulgaritet.

“Çka me thonë, unë si ngjoh, s’i di. Kam problem me çka servon ti, e jo qysh dukesh ti. Por në momentin qe je fytyrë publike, duhesh me thonë dicka normal, jo me prezantu dhunë, arrogancë, vulgaritet, si ngjoh as s’kom m’i ngjoftë kurrë”, tha Vllasaliu.

You may also like