Nuk e kam menduar që pas Big Brother do të marrë kaq shumë dashuri nga njerëzit – Shqip

by admin
Spread the love

Xhuli Nura i është rikthyer eksperiencës së saj në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova.

Ajo thotë se para se të hynte ishte përgatitur për këtë format dhe kishte analizuar çdo banor që ka hyrë.

“Unë e kam thënë edhe kur kam hyrë. Kam shikuar Big Brother, në Angli në Finlandë kanë qenë shumë trend. Po flas para 10 viteve. Para se të hyja i kam analizuar të gjitha, banorët. I kam shkruar të gjitha se çfarë do të bëj”, u shpreh ajo.

Tutje, modelja nga Drenica shtoi: “Unë vazhdova por pas një muaji ndryshoi situata. Mendoja se do ta kisha Stresin shok aty brenda”.

Xhuli e potencoi se pas mbarimit të spektaklit ka marrë shumë dashuri nga njerëzit, nga të gjitha trojet shqiptare.

>

“Se kam besuar për dashurinë që do ta merrja. Kaq shumë dashuri që kam marrë nga njerëzit. Mos të flas për diasporë”.

Fitues në këtë edicion vlen të ceket se u shpall Arkimed Lushaj – Stresi.


You may also like