Nuk do të ketë procese dhe fajtorë, te Milani sqarohen në privat. Klubi shpreh besimin ndaj projektit të Fonsekës

by admin
Spread the love

Paulo Fonseka nuk tërhiqet asnjë centimetër. Humbja e keqe në Firence dhe një fillim më i komplikuar i sezonit nga sa mendonte nuk ndikuan në bindjet dhe siguritë e tij.Të enjten pasdite ai ia bëri të qartë skuadrës, për herë të parë e plotë pas disfatës fiorentine, kompletuar me “çështjen e penalltive” në Firence dhe angazhimet e kuqezinjve me kombëtaret. Trajneri portugez ribashkoi lojtarët e tij dhe vuri më shumë theksin tek e ardhmja sesa në të kaluarën. Më shumë se çfarë pret sesa në gabimet e bëra. Asnjë proces, por vetëm një fjalim pozitiv. Sepse, pavarësisht 11 pikëve të fituara në shtatë javët e para, renditja mbetet stabile dhe diferenca me majën nuk mund të kapërcehet.

MAKSIMUMI – Klubi konfirmon besimin maksimal te Fonseka për momentin dhe, pavarësisht disfatave ndaj Leverkusenit dhe Fiorentinës, gjatë ndalesë aq që e menduan për ta zëvendësuar. Synimi në “Casa Milani” është që t’i jepet trajnerit e gjithë koha e nevojshme për të përfunduar “transformimin” e Milanit. Paulo ndjen vlerësimin e drejtuesve të tij, me të cilët qëndroi në kontakt të vazhdueshëm edhe gjatë ndalesë dhe për këtë arsye mund të shtypte gazin kur kishte skuadrën përballë.

Nga të gjithë kuqezinjtë, portugezi pret një rifillim në maksimumin e forcave, pa gabimet dhe shpërqendrimet që kushtuan pikë mes shtatorit dhe tetorit. Tani askush nuk mund të ketë alibi për një gjendje sportive jo optimale. Që tani e tutje duhet vrap (shumë) dhe angazhim (maksimal). Pa u kursyer për ndeshjen e radhës.

>

BESIM – Përveç fjalimit, Fonseka ka kërkuar nga lojtarët më shumë vëmendje në gjysmën e tyre të fushës dhe më shumë ftohtësi para porte. Megjithatë, të mendosh për atë që ndodhi tani është e kotë. Inputi për grupin është të shikojnë drejt së ardhmes duke pasur gjithmonë performancë të lartë. Do të vazhdohet me 4-2-3-1 sepse Paulo sigurisht që nuk ka ndërmend të ndryshojë modulin taktik. Kjo është e qartë në të kaluarën dhe linja ka mbetur e njëjtë.

Nuk do të ketë as ngujim në “Milanello”. Dhe me synimin për vazhdimësi, nuk do të ndryshojë as zgjedhja për të lënë ekipin të lirë. Dje askush nuk fjeti në “Milanello” dhe lojtarët u kthyen në shtëpi pas stërvitjes. Takimi është caktuar për mëngjesin e sotëm kur të gjithë do të kenë në mendje vetëm një gjë: të mposhtin Udinezen dhe më pas ta përsëriten kundër Bryzhit dhe Bolonjës.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

You may also like