NJU JORK – Turk: Shtetet duhet të parandalojnë gjenocidin në Gaza

by admin
Spread the love

NJU JORK, 25 tetor /ATSH-DPA/ – Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mbrojë popullsinë e Rripit të Gazës nga shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut.

“Ne po përballemi me atë që mund të jenë krime të tmerrshme, që mund të shtrihen në krime kundër njerëzimit”, paralajmëroi ai, duke iu referuar fushatës ushtarake të Izraelit në Rripin verior të Gazës.

>

”E gjithë popullata e kësaj zone është e prekur nga bombat, rrethimet, shpërnguljet dhe uria, tha diplomati austriak i OKB-së. Njerëzit rrezikojnë të arrestohen ose të vriten. Megjithatë, është gjithashtu “plotësisht e papranueshme” që grupet e armatosura palestineze të vënë në rrezik popullin e tyre duke u përzier me civilët”, theksoi ai.

Turk i kujtoi audiencës se shtetet nuk janë vetëm të detyruara të ndërmarrin veprime kundër krimeve të luftës.

“Sipas Konventës së Gjenocidit, shtetet palë kanë gjithashtu përgjegjësi të veprojnë për të parandaluar një krim të tillë, kur rreziku bëhet i dukshëm”, tha ai./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like