NJU JORK – OKB paralajmëron për rrezikun e një katastrofë të afërt në Lindjen e Mesme

by admin
Spread the love



BEJRUT, 22 shtator /ATSH-DPA/- Koordinatorja speciale e Kombeve të Bashkuara për Libanin, Jeanine Hennis-Plasschaert, ka paralajmëruar se Lindja e Mesme po përballet me një situatë katastrofike, duke deklaruar se rajoni është në prag të një katastrofe të afërt.

“Nuk mund të mbivlerësohet mjaftueshëm. Nuk ka zgjidhje ushtarake që do ta bëjë njërën palë më të sigurt”, tha ajo.

Deklarata e Hennis-Plasschaert i referohej shkëmbimeve të vazhdueshme të zjarrit midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut në Liban, të cilat vazhduan gjatë gjithë natës.

Të dyja palët janë përfshirë në bombardime intensive – që nga fillimi i konfrontimeve të tyre të rinovuara gati një vit më parë.

Misioni vëzhgues i OKB-së UNIFIL ka monitoruar kufirin izraelito-libanez që nga viti 1978. Muajin e kaluar, tre ushtarë të UNIFIL u plagosën nga një shpërthim pranë automjetit të tyre në Libanin jugor.

Misioni aktualisht përfshin rreth 10 000 trupa dhe 800 civilë. Që nga fillimi i tij gati 50 vjet më parë, më shumë se 300 paqeruajtës të OKB-së kanë humbur jetën. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakUKRAINË – Sulmet ajrore ruse plagosin mbi 20 persona në Kharkiv


You may also like