NJU JORK – OKB: Izraeli po shkatërron sistemin e kujdesit shëndetësor të Gazës

by admin
Spread the love



NJU JORK, 10 tetor /ATSH-ANSA/ – Izraeli po synon qëllimisht objektet shëndetësore dhe po vret dhe torturon stafin mjekësor në Gaza, deklaruan hetuesit e OKB-së duke e akuzuar vendin për “krime kundër njerëzimit”.

”Izraeli ka zbatuar një politikë të bashkërenduar për të shkatërruar sistemin shëndetësor të Gazës, si pjesë e një sulmi më të gjerë ndaj Gazës”, tha në një deklaratë Komisioni Ndërkombëtar i Pavarur i Hetimit i OKB-së.

”Të paktën 28 persona u vranë sot gjatë një sulmi izraelit në një ish-ndërtesë shkolle në Rripin e Gazës”, thanë zyrtarët mjekësorë palestinezë.

Sulmi në qytetin qendror të Deir al-Balah shkaktoi gjithashtu disa të plagosur.

Ndërtesa po përdorej për të akomoduar banorët e Gazës – të cilët janë zhvendosur brenda vendit nga lufta njëvjeçare midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakNikol Çabeli përgatitet për Junior Eurovision në Madrid: Do të jap më të mirën


You may also like