NJU JORK – OKB bën thirrje për tërheqjen e Izraelit nga territoret e pushtuara palestineze

by admin
Spread the love

NJU JORK, 18 shtator /ATSH-DPA/- Me një shumicë të qartë prej 124 votash, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka bërë thirrje për tërheqjen e Izraelit nga territoret e pushtuara palestineze brenda një viti.

Dyzet e tre vende, përfshirë Gjermaninë, abstenuan nga votimi për rezolutën përkatëse në organin më të madh të OKB-së, i cili ka 193 shtete anëtare.

Vetë Izraeli, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës votuan kundër projektrezolutës së bashku me 12 vende të tjera. Disa shtete nuk votuan.

Në korrik, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë vendosi se pushtimi i territoreve palestineze ishte i paligjshëm dhe duhej t’i jepej fund sa më shpejt të ishte e mundur.

Izraeli e shpërfilli rezolutën. Evropa ishte e ndarë në votim, si në votimet e mëparshme.

Ndërsa Franca, Portugalia, Malta, Belgjika, Spanja dhe Norvegjia votuan pro, Gjermania, Suedia, Italia, Britania e Madhe, Austria dhe Holanda, ndër të tjera, abstenuan. Republika Çeke dhe Hungaria votuan kundër rezolutës.

Tradicionalisht, ekziston një shumicë e madhe në Kombet e Bashkuara në favor të shqetësimeve palestineze dhe kundër atyre izraelite. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like