NJU JORK – Guterres: Bota po paguan një çmim të rëndë për mosveprimin e saj klimatik

by admin
Spread the love



NJU JORK, 24 tetor /ATSH-AFP/ – Njerëzimi po paguan një çmim të rëndë për mosveprimin e tij përballë ngrohjes globale, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

”Koha po mbaron për të korrigjuar situatën dhe për të shmangur një katastrofë”, theksoi ai.

>

“Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis rritjes së emetimeve dhe katastrofave gjithnjë e më të shpeshta dhe intensive klimaterike”, tha Guterres në prezantimin e raportit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) mbi hendekun në emetimet e gazeve serrë në krahasim me angazhimet e vendeve./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakHyn në fuqi udhëzimi për rinovimin e lejeve të punës për të huajt


You may also like