NJU DELHI – Zelensky: Modi të bëjë më shumë për t’i dhënë fund luftës me Rusinë

by admin
Spread the love

NJU DELHI, 28 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Indisë që të bëjë më shumë për t’i dhënë fund luftës në vendin e tij, përveçse të thotë se është kundër luftës, në një intervistë me ”Times of India”, të botuar sot.

“Kryeministri Modi mund të ndikojë në përfundimin e luftës në Ukrainë. Kjo është vlera e madhe e tij në çdo konflikt. Kjo është vlera e madhe e Indisë”, tha Zelensky.

I pyetur në lidhje me ofertën e Modit për të ndërmjetësuar, Zelensky tha se “padyshim që kryeministri Modi mund ta bëjë vërtet këtë, por kjo mund të jetë vetëm sipas formatit të Ukrainës”.

>

”Nuk mund të ketë asnjë neutralitet mes agresorit dhe viktimës. Nuk mund të jesh neutral sepse do të thotë se je në anën e Rusisë”, shtoi ai.

”Modi është lideri i një vendi vërtet të madh nga perspektiva e popullsisë dhe ndikimit ekonomik”, tha ai.

”Bllokimi i ekonomisë ruse, bllokimi i burimeve të lira të energjisë dhe bllokimi i kompleksit mbrojtës dhe industrial të Rusisë do të zvogëlonte kapacitetin e Moskës për të zhvilluar luftë”, theksoi Zelensky.

India mban lidhje të ngushta ekonomike dhe ushtarake me Rusinë dhe nuk e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like