Nis me punë Grupi i punës për themelimin e Regjistrit për pronën e patundshme të shtetit

by admin
Spread the love

Takimi i parë i Grupit të punës për gjetjen e zgjidhjeve për formimin e bazës së centralizuar për pasuri të paluajtshme shtetërore u mbajt në hapësirat e Qeverisë, ndërsa atë e udhëhoqi zëvendëskryeministri përgjegjës për Politika dhe Qeverisje të Mirë, Arben Fetai.

Në këtë mbledhje morën pjesë edhe kryerevizori shtetëror, Maksim Acevski dhe revizorët nga Enti Shtetëror i Revizionit.

 

Menaxhimi dhe udhëheqja me pronën e paluajtshme shtetërore, si komponentë e mjeteve jofinanciare të shtetit, janë të rëndësishme sepse mund të kontribuojnë në zgjidhjen e disa prej sfidave prioritare me të cilat përballet edhe Qeveria. Respektivisht, menaxhimi dhe udhëheqja e mirë me pronën e paluajtshme shtetërore, nga njëra anë, mund të kontribuojë në uljen e shpenzimeve të mirëmbajtjes, rikonstruktimit, dhënies me qira të pronës, dhe nga ana tjetër, mund të jetë burim i parashikueshëm për plotësimin e të ardhurave publike. Gjithashtu, rritja e transparencës dhe llogaridhënies për politikat publike për menaxhim efektiv dhe efikas të pronës shtetërore mund të kontribuojë në rritjen e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve.

Shkëmbimi i pasaktë dhe jo në kohë i informacionit ndërmjet institucioneve të ndryshme shtetërore të cilat janë përgjegjëse për menaxhimin e pronës do të thotë se ka joefikasitet të konsiderueshëm dhe koordinim joadekuat në proceset e përdorimit dhe mirëmbajtjes së pronës.

Krijimi i bazës së centralizuar të të dhënave (Regjistrit) është i një rëndësie të veçantë për Maqedoninë e Veriut. Kjo bazë do të përmbajë informacion mbi të gjithë pronën e paluajtshme shtetërore, e cila gjithashtu do të përditësohet rregullisht dhe do të jetë e disponueshme për të gjitha institucionet përkatëse, në mënyrë që të sigurohet mbikëqyrje e saktë të gjendjes së pronës dhe të mundësohet planifikim dhe shpërndarje efektive”, thuhet në njoftimin e zv. kryeministrit.

MARKETING

>



You may also like