Ngritën 50 metra kub mbetje të hedhura në komunat Qendër dhe Çair të Shkupit

by admin
Spread the love

Gjatë mbrëmjes së kaluar, NP Higjiena Komunale – Shkup ka realizuar disa aktivitete për largimin e deponive të egra, në kuadër të të cilave janë mbledhur dhe transportuar përafërsisht 50 metra kub mbetje të hedhura në sipërfaqet publike ose të trafikut.

Aktivitetet u zhvilluan në disa komuna të Shkupit, kështu që në komunën Qendër të Shkupit – në bulevardin Nënë Tereza (Vodnjanska) është larguar sasi e madhe e mbetjes së vëllimshme  dhe të kopshtit të hedhura në trotuar në afërsi të SHFK “Koço Racin”. Në këtë komunë të Shkupit është intervenuar edhe rrugën Vasil Gjorgov.

Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup kanë pastruar edhe deponinë e egër të madhe të vendosur pranë SHFK “Vasil Glavinov” në rrugën “Xhon Kenedi” në komunën Çair, ndërsa  janë ngritur dhe rreth 15 metra kub mbetje ndërtimore të hedhura në mënyrë të paligjshme në afërsi të qendrës tregtare “Mavrovka”.

MARKETING

>



You may also like