Nga talent i Serisë A, në ‘bidon’ te Manchester United, tifozët duan largimin e tij në janar

by admin
Spread the love

Nga njeriu që udhëhoqi Bolongan e jashtëzakonshme të Thiago Motta-s drejt kualifikimit Champions League, te një lojtar tashmë i akuzuar si “dështak” nga tifozët e Manchester United, deri në pikën ku ata kërkojnë që klubi ta shesë në janar.

Joshua Zirkzee, 23 vjeç, e ka kuptuar menjëherë se çfarë do të thotë të kalosh “malet” e futbollit. Paraqitja jokonsistente në ndeshjen e fundit ndaj Aston Villas shkaktoi zemërim social ndaj holandezit, i cili nuk u konsiderua i denjë për klubin legjendar anglez.

Kundër Aston Villas Zirkzee doli u aktivizua në mes të pjesës së dytë për të zëvendësuar ish-lojtarin e Atalanta-s, Hojlund (po flasim për dy lojtarë të paguar 120 milionë së bashku) dhe ishte sërish i padobishëm, duke ndihmuar në zgjatjen e serisë së ndeshjeve pa fitore të “The Reds”.

Aventura angleze e Zirkzee nuk filloi keq, duke shënuar në debutimin e tij për United në fitoren hapëse kundër Fulhamit, më 16 gusht, por aty filloi dhe mbaroi “muaji i mjaltit” me tifozët. Holandezi nuk e ka tundur rrjetën në 9 ndeshjet e radhës, 4 prej të cilave i luajti titullar dhe as nuk u dallua për lojëra spektakolare apo asistime për shokët e tij.

Tifozët kanë shpërthyer në rrjetet sociale me fraza si “a jemi të sigurt se ai është një sulmues?” dhe “shiteni në janar”. Fjalë që duken të pabesueshme për një lojtar që kujtojmë se bëri diferencën në Serie A vetëm pak muaj më parë. Manchester United bëri një investim të konsiderueshëm, duke nënshkruar me të një kontratë pesëvjeçare.

You may also like